
Përveç rritjes së pagës minimale, ligji parasheh rritje graduale edhe të pagave tjera në vend, thekson kryetari i sindikatës në vend, Darko Dimovski.
Siç tha ai në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, të gjithë sektorët në vend duhet të nisin rregullimin e pagave sipas zgjidhjes së re ligjore.
“Duhet të ketë rritje graduale të të gjitha pagave të tjera, në përputhje me ligjin për pagën minimale, ku është përcaktuar në nenin 8. Dëgjojmë, të gjithë janë pro rritjes së pagës minimale dhe rritjes graduale të pagave të tjera në përputhje me ligj. Nëse heshtim për këtë dhe nëse nuk e respektojmë ligjin është e barabartë me një vepër penale”, tha Dimovski.



