LajmeMaqedoniTopLajm

Dimovski i VMRO-së kërkon riorganizim të komunës së Sturgës dhe Kërçovës

Ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e kuptueshme, megjithatë formulimi është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të diskutohet për atë çështje, megjithatë edhe faktori politik maqedonas ka kërkesa përkatëse, e një ndër ta është riorganizimi i komunave të Strugës dhe Kërçovës.

“Struktura se si janë të strukturuara komunat Strumicë, Veles, Shtip, Prilepit Manastir është një mënyrë, pra mjedisi urban pa fshatrat. Nga Velesi janë ndarë Çashka dhe Gradsko, nga Strumica 4 komuna, nga Shtipi 2 komuna e kështu me radhë. Por në Kërçovë dhe Strugë rasti është i kundërt, janë shtuar komuna që të bëhet njëfarë balancë apo disbalancë, varet se si i shihni çështjet dhe shumë çështje tjera. Këtë e them vetëm si shembull që shikuesit e juaj të na kuptojnë se edhe ne maqedonasit kemi shumë vërejtje për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Nëse hapen çështje të tjera, duhet ta keni parasysh se do të ketë në tavolinë edhe kërkesa të këtilla”, deklaroi Dimovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close