LajmeRajon

Dikur Arben Vitia kishte pozitë të lartë udhëheqëse në ‘Olive’, gazetarja Ramaj: Pse Presidentja zgjodhi pikërisht këtë laborator?

Gazetarja e shëndetësisë, Saranda Ramaj ka reaguar pasi presidentja Osmani gjatë vitës dje në komunës e Shtimës dhe Ferizajt ka qenë edhe në laboratorin privat ‘Olive’, në të cilin laborator ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte menaxher në vitin 2022, shkruan Periskopi.

Gazetarja Rama e ka kritikuar presidenten Osmani, pasi siç thotë ajo “pacientët varfërohen vetëm për të pasur qasje në kujdesin shëndetësor”.

“Zero respekt për çdo nismë që promovon bizneset private në shëndetësi, kur shumica e pacientëve varfërohen vetëm për të pasur qasje në kujdesin shëndetësor që është një realitet i dokumentuar në shumicën e raporteve ndërkombëtare për Kosovën”, shkroi mes tjerash ajo.

Kujtojmë se përveç Vitisë edhe bashkëshortja e tij ishte e punësuar në këtë laborator.

Ndryshe, “Olive Medical” u licencua nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve serologjike për COVID 19, sa Vitia ishte ministër për herë të parë.

Postimi i plotë i Saranda Ramaj:

Në Kosovë ka qindra laboratorë. Pse presidentja Vjosa Osmani zgjodhi pikërisht Olivin?
Të gjithë ata me ‘mendësi kapitaliste’ që besojnë se shëndetësia në sektorin privat dhe atë publik janë të barabarta, gabohen.
Në Oliv, laboratorin që promovoi presidentja Osmani, pacientët paguajnë. Ndërsa në spitalet publike, analizat ofrohen falas ose me pagesë simbolike.
Pikërisht sepse NUK kemi sigurime shëndetësore funksionale, nuk mund të flasim për barazi mes sektorit publik dhe atij privat. Nuk është çështje zgjedhjeje. Në Oliv dhe në klinikat e spitalet private shkojnë vetëm ata që kanë mundësi financiare. Të tjerët, nuk e kanë as luksin për të zgjedhur.
Zero respekt për çdo nismë që promovon bizneset private në shëndetësi, kur shumica e pacientëve varfërohen vetëm për të pasur qasje në kujdesin shëndetësor që është një realitet i dokumentuar në shumicën e raporteve ndërkombëtare për Kosovën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close