LajmeMaqedoniTopLajm

Digjet vetura e shefit të urbanizmit

Pasi ishte djegur vetura e deputetit Petar Risteski, mbrëmë në Prilep është djegur edhe një veturë, këtë herë vetura familjare e një mjeku dhe e punësuara në komunën e Prilepit, udhëheqëse e Sektorit për urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit jetsorë shkruan Top24.

Nga MPB për “FOKUS” konfirmojnë se rreth orës 1 pas mesnate është djegur një veturë në Prilep.

Më 21.07.2022 nga ana e SPB Prilep është paraqitur se rreth orës 01:00 në rr.”Kiro Nacevski Fetak” është shkaktuar zjarr në një veturë “Pezho” me regjistrim të prilepit.

Sipas informacioneve vetura ka qenë në emër të bashkëshortes e punësuar në komunën e Prilepit, Vase Nikoska. Ajo në deklaratë për Kanall77 deklaroi se edin kush mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

Kjo është porosi. Më shumë se dëmi material është friga dhe stresi që kemi përjetuar, deklaroi Nikoska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close