
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte ka qëndruar në qytetin e Dibrës ku ka gjetur një mikpritje masive nga Dibranët të cilët si asnjëherë më parë ishin mobilizuar për të pritur Selën si kryetarë i ASH-së, shkruan Top24
Dibra dhe dibranët, në Aleancë për Shqiptarët!
Dibranët sonte dhanë mbështetje masovike për Aleancën për Shqiptarët dhe liderin e saj, Ziadin Sela.
Në sallën e stërmbushur të Pallatit për Kulturë, Ziadin Sela, ministra, zëvendësministra, deputetë e zyrtarë partiak, takuan strukturat lokale të Aleancës për Shqiptarët në Dibër.
Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja për kryetarin legjitim, Ziadin Sela dhe Aleancën për Shqiptarët si subjekt të vetëm dhe unik. Gjatë bashkëbisedimit, mes tjerash u tha se as në Dibër nuk ka ndodhur përçarje, por përkundrazi radhët e ASH-së sa vijnë e shtohen për çdo ditë.



