
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdoi edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gjakova që jetojnë në diasporë.
IndeksOnline ka siguruar rezultatet preliminare ku deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës po prinë me 517 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 318 vota.



