BotaLajme

Dhjetëra fluturime shtyhen në Britani për shkak të mjegullës

Fluturime priten të shtyhen e shoferët janë paralajmëruar për kujdes për shkak të mjegullës në Britani.

Të premten rreth 20,000 persona u përballën me shtyrje të fluturimeve.

“Meqë mjegulla vazhdon të jetë prezente në Mbretërinë e Bashkuar, kufizimet e përkohshme të trafikut ajror mbeten në fuqi në vendet me shikueshmëri të ulët”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Kombëtar të Trafikut Ajror.

Autoritetet kanë bërë thirrje që pasagjerët të kontrollojnë fluturimet e tyre vazhdimisht për shkak të mundësisë për shtyrje.

Deri pasdite të shtunën mbi 200 fluturime janë shtyre nëpër aeroporte të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close