LajmeMaqedoniTopLajm

Dështon interpelanca ndaj kryeparlamentarit Xhaferi

43 vota “Për” nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar interpelanca kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferit, e inicuar nga VMRO-DPMNE-ja. Për iniciativën e tyre, 61 deputet votuan “kundër”, ndërkaq 43 votuan “për”.

Gjatë debatit, opozita e akuzonte Xhaferin për shkelje të dispozitave të Kushtetutës dhe të Rregullores së punës së Kuvendit, për mos pasjen e kapacitetit për udhëheqje të seancave parlamentare dhe për mos bashkëpunim me deputetët e opozitës.

Ndërsa, për shumicën parlamentare, e cila u deklarua se nuk do të ofronte mbështetje për interpelancën, një veprim i këtillë i opozitës ishte tentim që sa më shpejtë të kthehen në pushtet.

Pas dështimit të votëbesimit, kryetari Xhaferi nga foltorja e Kuvendit tha se do të vazhdojë të punojë në drejtim të asaj që të mos uzurpohet shtëpia ligjvënëse dhe paralajmëroi se do të vazhdojë komunikimin me të gjithë deputetët.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Pa marrë parasysh mënyrën e  votimit, është me rëndësi që janë hedhur poshtë tezat që interpelancat mbahen në sirtar. Më mbetet që të ju falenderohem edhe atyre që votuan për interpelancën time dhe atyre që votuan kundër. Sido që të jetë, puna e shtëpisë ligjvënëse do të vazhdoj, ndërsa qytetarët janë ata që e bëjnë vlerësimin sepse asnjë nga ne nuk është i pagabueshëm”.

Interpelanca ndaj Talat Xahferit ishte ngritur më 30 maj nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close