LajmeMaqedoniShendetiTopLajm

Deri tani janë vaksinuar 799,012 persona, dozë të tretë kanë pranuar 1148

Të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksina, prej të cilave 884 janë aplikuar si dozë e parë, 2.257 janë rivaksinuar, ndërsa 109 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Duke e përfshirë 16 tetorin gjithsej janë vaksinuar 799.012 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 760.317, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 1.148 qytetarë. Pesëdhjetë e katër për qind e qytetarë mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë prej 18 deri 39 vjet kanë marrë së paku një dozë vaksinë, kumtoi Ministria e Shëdetësisë.

Përfshirja me vaksinimin me një dozë vaksinë, te popullata e rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet kanë marrë dy doza vaksina”, informojnë nga Ministria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close