BotaLajme

Deri në 20 mijë metra kub rëre duhet të hiqen për ta zhbllokuar anijen te Kanali i Suezit

Deri në 20 mijë metra kub rërë duhet të hiqen në Kanalin e Suezit për të liruar anijen gjigante që ka mbetur e bllokuar që nga e marta, bazuar në deklaratën e autoriteteve të kanalit.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë pothuajse sa ndërtesa e Emire State Building, u bllokua në kanalin egjiptian pasi u kap nga erërat prej 70 kilometrave në orë dhe një stuhi rëre që shkaktoi pamje të turbullt dhe lundrim të dobët.

Gërmuesit janë duke punuar për të hequr rërën dhe baltën nga harku i anijes – dhe do të duhet të heqin nga 15 mijë deri në 20 mijë metra kub rërë në mënyrë që të arrihet thellësia prej 12 deri në 16 metra, të cilat do të ndihmonin që anija të notonte.

“Ever Given” që bartë flamurin e Panamasë transporton mallra nga Azia në Evropë, e është 400 metra e gjatë dhe rreth 60 e gjerë

Ajo ka ngecur në kanalin e ngushtë artificial që ndanë kontinentin e Afrikës me ishullin Sinajsk. Anija është në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen që ka bllokuar trafikun ujor në kanal – duke i lënë në pritje dhjetëra anije tjera në Mesdhe dhe Detin e Kuq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close