LajmeSport

“Derdhet kupa” e Koeman, shkarkohet nga pankina e Barçës

Ronald Koeman nuk është më trajner i Barcelonës. Kupa e trajnerit holandez ishte mbushur me humbjen në El Clasico të dielën dhe u derdh pikërisht mbrëmjen e djeshme me disfatën 1-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

Vetëm disa minuta pas ndeshjes, rreth mesnatë, klubi katalan doli me një njoftim zyrtar, ku theksonte se trajneri Ronald Koeman nuk do të jetë më trajner i Barcelonës.

“Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos, vendimin ia komunikoi presidenti Laporta, ndërsa trajneri Koeman do të ketë mundësi të përshëndetet me stafin pasditen e sotme dhe të largohet”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Barcelonës.

I afruar te katalanët verën e 2020-ës, Koeman u përball me një sërë vështirësish në nivel menaxherial të klubit dhe veçanërisht këtë sezon, pa Messin e të tjerë veteranë, e pati mjaft të vështirë të marrë rezultate.

Në 10 javë kampionat, Barcelona grumbulloi vetëm 15 pikë, me një ecuri prej skuadre që synon mesin e tabelës, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka grumbulluar vetëm tre pikë në po kaq ndeshje.

Koeman ishte në fije të perit që në fillim të muajit, pas humbjes me Benficën, por atēherë presidenti Laporta vendosi ta konfirmojë, gnë që nuk mund ta bënte kurrsesi mbrëmjen e djeshme.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i Koeman, pasi mund të nisë menjëherë një projekt i ri, por nuk përjashtohet edhe një trajner i përkohshëm, që do të drejtonte skuadrën deri në fund të sezonit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close