BotaLajmeTopLajm

“Der Spiegel”: Bullgaria me veton e saj për Maqedoninë e Veriut shkaktoi edhe një krizë në BE

Gazeta gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull vetos bullgare për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kjo gazetë ka marrë deklaratë nga kryeministri Zoran Zaev, i cili ka thënë se është bërë shumë në tre vitet e kaluar në rrugën euroatlantike.,

Zaev për gazetën ka thënë se ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme me fqinjët, ndërsa tani sipas tij, Bullgaria sillet në kundërshtim me vlerat evropiane.

Gazeta në shkrimin me titull “Komb pa lejen e fqinjit” citon se Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 por fqinjët e saj kanë bllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Së pari, vendi duhej të kishte ndryshuar emrin e tij nën presionin e Greqisë, tani Bullgaria po i vendos kushte të reja, përkujton gazeta.

“Disa nacionalistë i konsiderojnë grekë që flasin sllavisht. Të tjerët i konsiderojnë ata serbë të jugut ose bullgarë perëndimorë. Nuk ka qenë e lehtë për maqedonasit në historinë e fundit të njihen si një komb i veçantë, me një gjuhë të veçantë. Deri më sot, Maqedonia konsiderohet nga fqinjët e saj, Greqia, Serbia dhe Bullgaria, një konstruksion dhe një komb artificial”, shkruan “Spiegel”.

“Spiegel”, thekson se qeveria Bullgare aktualisht dëshiron të provojë se “çështja maqedonase” – një nga çështjet kryesore politike në historinë e Ballkanit – nuk duhet të jetë objekt diskutimi vetëm nga historianët. Ai kërkon që Maqedonia e Veriut të njoftojë zyrtarisht se kombi maqedonas është me origjinë bullgare dhe se gjuha maqedonase është në të vërtetë një dialekt bullgar-perëndimor.

Derisa autoritetet në Maqedoninë e Veriut ta pranojnë këtë, shkruan “Spiegel”, Bullgaria nuk do të japë pëlqimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Gazeta përkujton se vendimi për të vazhduar procesin duhej të merrej të martën në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, por se Bullgaria kishte njoftuar më parë se do të bllokonte vendimin për të miratuar kornizën e negociatave.

Me nën titullin “A po abuzon Bullgaria me veton e saj?”, e përditshmja thotë se pasi Hungaria dhe Polonia vunë veton e buxhetit të BE-së, vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut shkaktoi një krizë tjetër në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria krijon një precedent në politikën e zgjerimit të BE-së. Vendi përdor groteskisht pikëpamjen e tij për historinë si një armë politike kundër vendit fqinj”, raporton “Spiegel”.

Gazeta shkruan se Maqedonia e Veriut është një vend me rreth dy milionë banorë, i cili ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për fillimin e negociatave të pranimit në BE, dhe në këtë rast bëhet fjalë për shtete individuale anëtare që abuzojnë me fuqinë e vetos në interes të fushatave vendore nacionaliste. Duke vepruar kështu, shton gazeta, ata minojnë seriozisht besueshmërinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close