LajmeMaqedoni

Deputetja Rina Ajdari takon ambasadorin e Francës, Sh.T. Christophe Le Rigoleur

Koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari sot në parlament ka pritur ambasadorin e Republikës së Francës, Sh.T. Christophe Le Rigoleur me të u trajtua procesi i integrimit në BE dhe nevoja e menjëhershme për zhbllokimin e këtij procesi. Po ashtu, u diskutua për klimën politike në vend, duke theksuar se zhbllokimi i procesit euro-integrues është dëshmi e orientimit tonë të palëkundur strategjik drejt Bashkimit Evropian, shkrua Top24

“Në cilësinë e Koordinatores së Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, zhvillova takim zyrtar me Ambasadorin e Francës në vend, Sh.T. Christophe Le Rigoleur, si dhe me Këshilltarin e Parë të Ambasadës së Francës në Shkup, Filip Marsheto.
Në takim shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut në avancimin e agjendës evropiane, duke theksuar se Franca mbetet partner i rëndësishëm strategjik dhe model i funksionimit të një shteti demokratik mbi vlera të konsoliduara evropiane.
Në diskutim u trajtua procesi i integrimit në BE dhe nevoja e menjëhershme për zhbllokimin e këtij procesi. Po ashtu, u diskutua për klimën politike në vend, duke theksuar se zhbllokimi i procesit euro-integrues është dëshmi e orientimit tonë të palëkundur strategjik drejt Bashkimit Evropian.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe miqësore, me riafirmim të përkushtimit tonë të plotë ndaj vlerave evropiane dhe perspektivës së qartë të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shkruan deputetja Rina Ajdari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close