
Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari sot është nderuar me titullin ambasador i paqes nga ana e Federata e Paqes Universale (Universal Peace Federation). “Ky vlerësim përbën një përgjegjësi për të punuar me përkushtimin më të madh në ndërtimin e mirëbesimit, bashkëpunimit, tolerancës dhe dialogut në shoqëri” tha deputetja Ajdari, përcjellë Top24
“Janë pikërisht këto vlera që qëndrojnë në themel të paqes dhe mirëqenies së përgjithshme.
Faleminderit me përulësi! Nuk është e rastësishme thënia që liria dhe paqja përbëjnë gjëra të gjalla dhe secili brez që dëshiron t’i gëzojë, duhet t’i mbrojë e t’i gjallërojë sërish” shkruan më tej Rina Ajdari.



