LajmeMaqedoniTopLajm

Sejdiu i përgjigjet Osman Kadriut: BDI-ja e la gjuhën shqipe jashtë Kushtetutës

Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe një nga figurat e VLEN-it, Blerim Sejdiu, i është përgjigjur deklaratave të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, profesorit Osman Kadriu.

Sejdiu i quajti deklaratat e tij të motivuara politikisht dhe të shkëputura nga realiteti, ndërsa sqaroi se BDI-ja e la gjuhën shqipe jashtë Kushtetutës.

“Fakti është i qartë: edhe pas mbi dy dekadash në pushtet, BDI-ja nuk arriti ta vendosë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Kushtetutë. Statusi i saj vazhdon të mbetet i reduktuar në formulimin e papranueshëm “gjuha që e flasin të paktën 20% e popullsisë”, një kompromis i dëmshëm që ne e kundërshtojmë dhe po punojmë ta ndryshojmë”, shkruan Sejdiu.

Përfaqësuesi i VLEN-it kujton se të gjitha këto probleme me gjuhën shqipe BDI-ja nuk i kishte zgjidhur për 22 vjet sa ishte në pushtet.

“Po ashtu, janë të pavërteta pretendimet se institucionet aktuale e kontestojnë gjuhën shqipe. Përkundrazi, ne po korrigjojmë padrejtësitë e trashëguara dhe po e avancojmë përdorimin e saj në çdo nivel, me masa konkrete që tashmë janë në zbatim”, thotë Sejdiu.

Ai shton se është e papranueshme që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të shndërrohet në zëdhënës të agjendave partiake. Sipas tij, nga një profesor universitar pritet integritet, saktësi dhe përgjegjësi – jo propagandë politike.

Reagimi i Blerim Sejdiut vjen pas deklaratës së Osman Kadriut se gjuha shqipe është e garantuar me Kushtetutë, edhe pse në realitet, në asnjë nen të Kushtetutës nuk përmendet gjuha shqipe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close