
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari po qëndron në një vizitë zyrtare në Parlamentin Europuan në Bruksel, ku po zhvillon takime pune me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, shkruan Top24
“Fokusi i takimeve të punës qëndron në integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, reformat për një shtet më demokratik dhe ndryshimet kushtetuese si rruga e vetme përmes së cilës do të çbllokohet i gjithë procesi i integrimit.” tha Ajdari




