
Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari gjatë ditës së sotme ka takuar znj. Besa Imeri nga sektori për çështje politike të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe z. Sebastian Baumann, me të cilët diskutoi për punën në Kuvend, sfidat me të cilat po përballet procesi ligjvënës, respektimin e Rregullores dhe nevojën për një debat më konstruktiv, në funksion të forcimit të demokracisë parlamentare. U përqëndruam edhe tek zhvillimet e fundit politike, rëndësinë e dialogut ndërpartiak dhe domosdoshmërinë e garantimit të transparencës dhe llogaridhënies në çdo proces vendimmarrës, shkruan Top24
Sot, zhvillova një takim të frytshëm me znj. Besa Imeri nga sektori për çështje politike të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe z. Sebastian Baumann.
Diskutuam për punën në Kuvend, sfidat me të cilat po përballet procesi ligjvënës, respektimin e Rregullores dhe nevojën për një debat më konstruktiv, në funksion të forcimit të demokracisë parlamentare. U përqëndruam edhe tek zhvillimet e fundit politike, rëndësinë e dialogut ndërpartiak dhe domosdoshmërinë e garantimit të transparencës dhe llogaridhënies në çdo proces vendimmarrës.
Roli i misionit të OSBE-së mbetet i rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve demokratike dhe avancimin e standardeve evropiane në vend.



