
Koordinatorja e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi u është përgjigjur akuzave të eksponentëve të VLEN ndaj Tiranës zyrtare duke shkruar se “Shqipëria nuk ka pse t’i ledhatojë politikanët që heshtin kur sulmohet gjuha shqipe, identiteti shqiptar dhe dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriu”, shkruan Top24
“Shqipëria nuk ka pse t’i ledhatojë politikanët që heshtin kur sulmohet gjuha shqipe, identiteti shqiptar dhe dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Dhe sapo dikush nga Tirana ua thotë të vërtetën në sy, menjëherë viktimizohen dhe sulmojnë Shqipërinë.
Problemi nuk është pse Shqipëria reagoi, përkundrazi.
Problemi është pse disa “përfaqësues shqiptarë” pa legjitimitet e gjejnë veten më shumë në mbrojtje të VMRO-së sesa të interesit shqiptar.
Shqipëria nuk ju ka borxh heshtjen.
” shkruan deputetja Ajdari.



