LajmeRajonTopLajm

Deputeti i AAK-së i kërkon Konjufcës të largojë produktet serbe nga byfeja e Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha i kërkoi kryepalrmanetarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.

Berisha në seancën e sotme një pije, pra produkt serb ia vendosi Konjufcës tek ulësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit, Albin Kurti.

Berisha i tha KosovaPress-it se nga Konjufca kërkoi që të mos lejoj të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.

“Në byfe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejoj të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e troje shqiptare”, tregoi Berisha.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close