LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetët e partive më të vogla do të informojnë për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor

Deputetët e partive më të vogla parlamentare propozues të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor sot do të mbajnë një konferencë për media në Kuvend.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, para mediave do të drejtohen deputetët Pavle Trajanov, Dimitar Apasiev, Monika Zajkova, Maja Moraçanin, Bobi Mojsovski, Bejxhan Iljas, Ljupço Balkovski, Borislav Krmov, Panço Minov dhe të tjerë.

Me themelimin e grupit punues për reforma në legjislacionin zgjedhor më 3 maj në Shkup, filloi procesi i harmonizimit të pikëpamjeve për ndryshimet me qëllim të përmirësimit të legjislacionit zgjedhor. Për kryetar të grupit punues është zgjedhur Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-anëtar i KSHZ-së. Fokusi i grupit të punës është zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe më pas hartimi i një kodi të ri zgjedhor.

Vërejtjet që përshkojnë raportet e OSBE/ODIHR-it i referohen ndër të tjera thjeshtimit të Kodit Zgjedhor me mundësinë e miratimit të një të ri për shkak të ndryshimeve të shumta në atë ekzistues, më pas efikasitetit të procedurës së ankimimit, barazia e të drejtës së votës, çështja e financimit të fushatës, si dhe raportet që merren për financimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close