LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetët e “Alternativës” ndërrojnë vendin në Kuvend, ulen afër kolegëve të BDI-së

4 deputetët e Alternativës kanë ndryshuar vendet në Kuvend, duke kaluar në anën ku ulen deputetët e shumicës parlamentare.

Ata tani janë ulur prapa deputetëve të BDI-së, ku dikur uleshin deputetët e Lëvizjes Besa, transmeton TV21.

Këta të fundit tani qëndrojnë në anën e opozitës, respektivisht prapa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, aty ku janë edhe ata të Aleancës për Shqiptarët.

Këto ndryshime vendesh të deputetëve vijnë pasi Alternativa tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Qeverisë, shumicë e cila ka arritur në 64 deputetë.

Me hyrjen në Qeveri, partia e Afrim Gashit do të marrë nën drejtim disa institucione, ndërsa ndër resorët më të larta që do të drejtojë janë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close