LajmeMaqedoni

Deputet me pagë prej 116.000 denarëve kundër sindikalistëve me pagë prej 60.000 denarëve

VMRO-DPMNE edhe sot sulmoi udhëheqësinë e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM). Akuzuan se udhëheqësia ka paga të mëdha, ndërsa disa anëtarë kanë edhe të ardhura tjera që i marrin nga aktivitete që nuk janë të lidhura me punën në LSM. Deputeti Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE që ka pagë prej 116.000 denarëve edhe atë pa shpenzimet rrugore dhe mëditjet tjera, që i takojnë sipas Ligjit dhe janë nga buxheti, para të popullit, tha se të dhënat për të ardhurat e udhëheqësisë së LSM-së ua ka dhënë një agjent nga sindikata. Përndryshe sindikata ka mbi 75 mijë anëtarë dhe është institucion që nuk financohet nga buxheti, por financohet nga anëtarësia.

“Sipas agjentëve nga LSM që janë të dëshpëruar nga udhëhqësia aktuale, Trendafillov dhe njerëzit rreth tij e kanë shëndruar Sindikatën në kompani private. Trendafillov dhe njerëzit rreth tij punojnë për pozitat e tyre sipas udhëzimeve të Es-de-es-it të cilët i vendosën në mënyrë jolegjitime. Këto janë njerëz të cilët derisa i gënjejnë punëtorët për pagën minimale, marrin paga disa herë më të larta nga sidnikata”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close