LajmeMaqedoniTopLajm

Demant i Qeverisë ndaj LSDM-së: Faktet janë të qarta, manipulimet bien përballë së vërtetës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me një demant ndaj akuzave të bëra nga LSDM, duke i cilësuar ato si “dezinformata të pasakta dhe tërësisht të sajuara informon Tetovasot”.

Në kumtesën për media, Qeveria thekson se bëhet fjalë për “gënjeshtra të paskrupullta dhe të turpshme”, duke akuzuar LSDM-në se, në mungesë të temave dhe argumenteve reale, po tenton të manipulojë opinionin publik përmes shtrembërimit të fakteve.

Sipas Qeverisë, mbetet në fuqi zotimi që qytetarët e Gostivarit do të furnizohen me ujë të sigurt për pije derisa institucionet kompetente të konfirmojnë zyrtarisht se uji nga sistemi i ujësjellësit është i sigurt për konsum.

Në reagim sqarohet gjithashtu se procedura për furnizimin me ujë të ambalazhuar është zhvilluar nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, ndërsa kontrata është fituar nga kompania “Kozhuvçanka”. Sipas Qeverisë, një shishe uji prej 1.5 litrash, që në treg kushton të paktën 25 denarë, blihet nga shteti me çmim prej 12.5 denarësh, falë kontributit të kompanisë për të ndihmuar qytetarët gjatë gjendjes së krizës.

Në fund të reagimit, Qeveria thekson se faktet janë lehtësisht të verifikueshme dhe se, sipas saj, “përballë fakteve bie çdo manipulim”, duke i bërë thirrje LSDM-së të ndalojë, siç thuhet në kumtesë, “së gënjyeri në mënyrë të paskrupullt”.TS

Kumtesë për media
Demant
Lidhur me pretendimet e pavërteta të bëra sot nga Lidhja Socialdemokrate, Qeveria i demanton në mënyrën më të ashpër përpjekjet për manipulimin e opinionit me dezinformata të pasakta dhe tërësisht të sajuara.

Bëhet fjalë për gënjeshtra të paskrupullta dhe të turpshme.

Në mungesë të temave dhe argumenteve reale, LSD-ja edhe një herë shërbehet me gënjeshtra dhe shtrembërim të fakteve, me shpresën se do ta mashtrojë opinionin.

Qeveria mbetet konsekuente ndaj obligimit të marrë që qytetarët e Gostivarit do të furnizohen me ujë të sigurt për pije derisa ekspertët dhe institucionet kompetente të konfirmojnë zyrtarisht se uji nga sistemi i ujësjellësit është i rregullt për përdorim. Ky premtim përmbushet plotësisht dhe nuk do të vihet në pikëpyetje.

Sa i përket furnizimit me ujë të ambalazhuar, është e saktë se procedura me negocim është zhvilluar nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili siguron ujë falas për qytetarët, ndërsa kontratën përmes tenderit e ka fituar kompania „Kozhuvçanka“. Megjithatë, po ashtu është fakt se një shishe uji prej 1,5 litrash, e cila në shitjen me pakicë kushton të paktën 25 denarë, Qeveria e furnizon me çmim prej 12,5 denarësh. Kjo është e mundur sepse kompania „Kozhuvçanka“ merr pjesë në këtë furnizim me kontributin e saj, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve dhe institucioneve në kushtet e gjendjes së krizës.

Faktet janë të qarta dhe lehtësisht të verifikueshme. Përpjekjet për shtrembërimin e tyre nuk do ta ndryshojnë të vërtetën.

Përballë fakteve bie çdo manipulim. Apelojmë që edhe kur nuk ndihmojnë në asnjë mënyrë, të paktën LSDM-ja të ndalojë së gënjyeri në mënyrë të paskrupullt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close