LajmeSport

DEL PIERO: ALLEGRI NUK MUND TË BËJË MREKULLI, MOS E FAJËSONI

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri nuk mund të fajësohet për fillimin e dobët të ekipit në sezonin 2021/22 dhe dështimin për të mbajtur Cristiano Ronaldon në ekip, sipas Alessandro Del Pieros.

Pasi humbi Ronaldon që shkoi drejt Manchester United në ditët e fundit të merkatos së verës, Juvee ka nisur keq Serinë A, duke humbur 2-1 ndaj Napolit në fundjavë.

Legjenda e klubit Del Piero ka dalë në mbrojtje të Allegrit, duke thënë për “Gazzetta dello Sport” se trajneri toskan nuk mund të fajësohet për këto dy “dështime” të “Zonjës së Vjetër”.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të flasim për papërgatitje, por të pajtohemi me realitetin. Me sa duket CR7 nuk donte të qëndronte.”

“Më pëlqen Allegri, mendoj se ai ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që duhet bërë është e madhe, në dhomat e zhveshjes dhe në fushë.”, shtoi Del Piero.

Juventusi ka vetëm një pikë pas tri ndeshjeve të para në Serie-A.

Related Articles

Back to top button
Close
Close