
Bajram Rexhepi është deklaruar pasi u zgjodh si kandidat i BDI-së për kryetar të Tetovës, njofton Top24.mk
Duke ndarë një foto me Faton Ahmetin, i cili u zgjodh shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, Rexhepi ka dalë me një sërë premtimesh:
“Të dashur miq,
Sot kryesia e këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosi që unë t’i prij garës elektorale për Tetovën.
Një vlerësim sfidues,
Një barrë përgjegjësie e jashtëzakonshme,
Na pret shumë punë, që së bashku , pa dallim përkatësie dhe ngjyrimi politik , t’a kthejme Tetovën tonë të dashur në normalitet. T’a kthejme dinjitetin, lavdinë dhe shpresën e gjeneratave të ardhëshme.
#Bashkë drejtë fitores së madhe të Tetorit”, shkruan Rexhepi.



