LajmeMaqedoni

Adnan Azizi: Dehari dhe të tjerët meritojnë të dinë të vërtetën (VIDEO)

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Adnan Azizi sot ka takuar Dehar Deharin, i cili u la në mes katër rrugëve ashtu siç u lanë shumë të punësuar të tjerë nga ana e Alternativës të cilëve nuk iu ishte thënë e vërteta se nuk do të kenë mardhënie të regullt pune. Ndryshe hekurudhat nuk janë i vetmi institucion ku aktivistët e Alternativës mbetën në rrugë, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në Agjensinë e barnave Malmed, Ministrinë e Kulturës dhe në disa drejtori të ndryshme ku Alternativa kishte angazhuar një pjesë të strukturave të saj.
Sikur kjo të mos mjaftonte ata e keqpërdorën Deharin për marketing politik, por ja që nuk ia dalin sepse sinqeriteti dhe e  është në anën tonë. Drejtori Azizi do të bëjë edhe të pamundurën që tju gjendet të gjithë hallexhinjëve në ndihmë duke përfshirë edhe anëtarët e Alternativës sepse ata janë shqiptarë dhe ish mbështetës të Besës të cilit ishin mashtruar.
 Postimi i Adnan Azizit
Sot prita ne zyrën time Dehar Deharin, një njeri të sinqertë dhe hallexhi, hallin e të cilit disa subjekte politike dashakeqe e keqpërdorën maksimalisht duke i bërë publicitet për përfitime politike dhe disa klikime mediatike.
Sot nga afër folëm dhe u njoftova detajisht për brengën që e ka Dehari dhe personalisht si drejtor i HRMV – Transport ia dhash mbështetjen time për t’i dalë në ndihmë që në një të afërme të shpejtë t’i bëjmë zgjidhje të përhershme, pasi që nga mandati i kaluar ai u la me punësim të përkohshëm.
Sa të mjerë janë ata të cilët mundohen të përfitojnë nga fatkeqësitë e të tjerëve!

Related Articles

Back to top button
Close
Close