LajmeMaqedoniTopLajm

Dega ASH-së Çair për mbështetësit e Fetait: Reagim për “takimin e madh” të individëve me halle personale

Kryetari i degës së ASH-së në Çair, Muedin Brava përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar me takimin e mbrëmshëm të disa individëve me Arben Fetain duke e quajtur këtë si mbështetje e rejshme e disa individëve për halle personale, shkruan Top24

“Kjo “revoltë” e vogël, e vogël për nga numri dhe më e vogël për nga përmbajtja, nuk ka të bëjë aspak me idealin por ka të bëjë vetëm me interesin. E sot, pasi s’iu realizuan ambiciet personale, kujtohen të flasin për “ideale”. Thjesht: janë të zhgënjyer që s’arritën ta shfrytëzojnë Aleancën për interesat e veta personale, prandaj e braktisën. Jo për moral, por nga inati.
Aleanca për Shqiptarët, dhe në veçanti dega në Çair, qëndron fuqishëm në vijë me vendimet e Kryesisë Qendrore, të cilat gjithmonë merren me diskutim e unanimitet e jo në kafehane, as në tavolina inatesh, por në strukturat e partisë. Aty ku këta “idealistë” nuk ndiheshin asnjëherë, përveç kur kërkonin pozita e benefite për vete”, shkruan Brava.
Postimi i plotë:
ALEANCA PËR SHQIPTARËT – DEGA ÇAIR
Reagim për “takimin e madh” të individëve me halle personale
Mbrëmë vonë, një grup prej 13 -15 personash, që përbëjnë 0.64% e anëtarësisë të degës së Çairit të Aleancës për Shqiptarët, qenka mbledhur për të na “shitur” idealin e ndryshimit.
Kjo “revoltë” e vogël, e vogël për nga numri dhe më e vogël për nga përmbajtja, nuk ka të bëjë aspak me idealin por ka të bëjë vetëm me interesin. E sot, pasi s’iu realizuan ambiciet personale, kujtohen të flasin për “ideale”. Thjesht: janë të zhgënjyer që s’arritën ta shfrytëzojnë Aleancën për interesat e veta personale, prandaj e braktisën. Jo për moral, por nga inati.
Aleanca për Shqiptarët, dhe në veçanti dega në Çair, qëndron fuqishëm në vijë me vendimet e Kryesisë Qendrore, të cilat gjithmonë merren me diskutim e unanimitet e jo në kafehane, as në tavolina inatesh, por në strukturat e partisë. Aty ku këta “idealistë” nuk ndiheshin asnjëherë, përveç kur kërkonin pozita e benefite për vete.
Sot, thjesht kanë gjetur llojin e tyre në një hapësirë ku mund të vazhdojnë pazaret politike për interesa personale. Le të shkojnë. Por, të paktën të kenë kurajën të thonë të vërtetën: nuk u larguan për ideal, por për interes.
E nëse mendojnë se do të na shesin moral, kujtojmë vetëm kaq:
Morali dhe interesi personal nuk banojnë në të njëjtën shtëpi.
Muhedin Brava
Kryetar i Degës Çair – Aleanca për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Close
Close