LajmeMaqedoniTopLajm

Debatuan për të mirën e Tetovës më pas pinë çaj së bashku

Në debatin “Click21” në Tv21, bartësit për Këshillin e Tetovës dhanë qëndrimet e tyre. Dhe pas një një debati konstruktiv kandidatët e BDI, ASH, BESA, PDSH, Alternativa dhe Më mirë për Tetovën – të gjithë bashkë pijnë një kafe kafeterinë e TV21

Po çka thanë ata në debat?

Elmedina Abdullahi nga ‘Më mirë për Tetovën’ në “Cick21” tha se kërkesa e Lëvizjes Besa për shumicë absolute na kujton VMRO-DPMNE-në.

“Ajo që tani kërkojnë shumicë stabile, që kërkojnë 16 këshilltarë tregon se pse u prish Këshilli d.m.th udhëheqje pa asnjë kontrrollë, nuk dua të them por na kujton VMRO-në që kërkonte 61 deputet që të udhëheqte pa pasur nevojë që të ketë përkrahjen e shqiptarëve” tha Abdullahu.

Sipas saj kjo bëhet që më pas ata të jenë të lirë ti marrin vendimet vetë, të punësojnë bashkëpartiakë, të japin tendera e kështu me radhë.

I pyetur se kush është kryeqendra e shqiptarëve, Shkupi apo Tetova, Faton Ahmeti nga BDI në “Click 21” tha se Tetova ka qenë dhe mbetet kryeqendër e shqiptarëve në Maqedoni.

“Tetova ka qenë kryeqendër shqiptare, jo që jemi lokalist ne si tetovarë, por për shkak të shumë rrethanave, shumë momenteve edhe historike, për atë që Tetova si qytet si vlerë ka dhënë për shqiptarët në shtetin tonë. Këtë rol Tetova e ka luajtur shumë mirë dhe do ta vazhdojë edhe në të ardhmen, Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë, por qyteti më i madh, kryeqendra e shqiptarëve, qyteti më i madh me shqiptarë pa dyshim se është Tetova”, tha Faton Ahmeti nga BDI.

Duke folur për mungesën e ujit dhe infrastrukturës në Tetovë, bartësi i listës për këshilltar i BDI-së, Faton Ameti tha se nuk është e rëndësishme mungesa e ujit aq sa është i rëndësishëm orientimi i vendit drejt rrugës evropiane.

“Ne kemi hapur bisedimet me Bashkimin Evropian, është një arritje shumë e madhe që duhet përshëndetur. -Ne flasim për Këshillin dhe për gropat FatonNe nuk mund të hymë në BE kur nuk kemi ujë, ne kemi gjëra esenciale për të biseduar. Nuk është me rëndësi rruga, uji në qoftë se e ke kokën nga Rusia. Se nuk e di se çka i ndodh shtetit, nuk e ke të qartë se çka do të ndodhë me perspektivën e shtetit. Të rrezikohet siguria e shtetit”, deklaroi Ahmeti.

Këto janë zgjedhje të dhunshme, janë zgjedhje që organizohen në pikun e verës dhe vetëm për shkak të paaftësisë të administratës komunale aktuale , kështu i vlerësoi zgjedhjet kandidati për këshilltar Faton Ahmeti nga radhët e BDI-së në debatin “Click21”.

“Këshilli komunal si organ i pavarur ka obligimet e veta në bazë të ligjeve. Deri më datë 31 mars është obligimi i Këshillit komunal që ta shqyrtojë dhe miratojë llogarinë përfundimtare në një seancë të këshillit mirëpo duhet pasur kujdes se edhe kryetari i komunës i ka obligimet e veta. Obligimi i kryetari është që deri më datë 28 shkurt llogarin përfunditare ta prezentojë, ta dorëzojë në Këshill dhe Këshilli të ketë hapësirë një mujore për shqyrtim dhe miratim, por e cila nuk u dorëzua në kohë”, tha Ahmeti.

Faton Ahmeti nga BDI ka replikuar Besar Durimishit rreth miratimit të llogarisë përfundimtare, ku sipas Ahmetit Besari dhe kjo administratë nuk mund të bëj dallimin mes një raposti finansiarë dhe një llogarisë përfundimtare e cila është thjeshtë një formular i cili duhet përgaditet dhe duhet miratuar, pastaj institucione tjera janë kompetente për të shqyrtuar rastet nëse ka pasur keqpërdorime dhe për këtë jemi për tu hetuar

Bartësi i Listës për këshilltarë në komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së, Visar Palloshi në “Click 21” tha se në kohën kur ka qeverisur PDSH me Tetovën, qyteti ka lulëzuar, ndërsa pohoi se do të tentojnë që ta rikthejnë Tetovën në kryeqendër shqiptare.

“Tetova ka qenë kryeqendër shqiptare, vetë tetovarët e dinë periudhën kur ka qenë PDSH në pushtet absolut, vitet 1998-2002 edhe më herët , ku tetovarët i kanë pasur të gjitha liritë dhe të gjitha bizneset kanë lulëzuar, me këtë moto ne do të tentojmë dhe do ta kthejmë në kryeqendër shqiptare”, pohoi mes tjerash Palloshi.

Besar Durmishi nga Lëvizja Besa sot në debatin “Click21” tha se BDI ishte tetë vite në pushtet në Tetovë dhe se qytetarët kanë parë se sa është punuar për këto tetë vite.

“Ne kemi dalë me një motë ‘Lista shumicë për Tetovën’, ku duam të kemi një shumicë stabile dhe duam ti vazhdojmë të gjitha ato punë të mira të cilat i kemi filluar. Kërkojmë një shumicë stabile që të mos kushtëzohemi nga asnjë subjekt, por normalisht do të bashkëpunojmë me të gjithë ata subjekte të cilat kanë vizion dhe qëllim për të zhvillur qytetin edhe më tej”, tha Durmishi.

Besar Durmishi nga LB ka reaguar kur ai dhe subjekti i tij u akuzua se po kërkohet shumicë që të mos mund të kontrollohen. Durmishi theksoi se unë dhe subjekti që përfaqësoj kërkojmë shumicë që tu shërbejmë qytetarëve të Tetovës të cilët duan punë.

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot,” tha Osmani.

Rreth debatit se Tetova është kryeqendra shqiptarëve ka reaguar bartësi i listës së AAA-së, Faton Selami duke potencuar se politikat e mbrapshta Tetovën e kanë shëndruar nga një kryeqendër e dijes në kryeqendër të bastoreve.

Bartësi i listës së Alternativës, Faton Selami në ClickPlus theksoi se Tetovarët kanë ALTERNATIVË për Tetovë, pasi qytetarët e panë që komuna nën menaxhimin e Lëvizjes Besa nuk mund të menaxhoj këtë institucion dhe se pa dyshim ne jemi për të mbështetur më të mirën për bashkëqytetarët tanë. Ne mundemi dhe dimë të ofrojmë ALTERNATIVË me projekte konkrete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close