
Më shumë se një duzinë amendamente në Propozimin për Rebalancim të Buxhetit të paraqitura nga Levica, BDI, LSDM u shqyrtuan sot pasdite në seancën e Komisionit Parlamentar për Financa dhe Buxhet dhe nuk u pranuan nga zëvendësministri i Financave Nikolçe Jankulovski.
Amendamentet kërkojnë: ndarjen e një buxheti për zbatimin e projektit të hidrocentralit Cebren, fonde për rregullimin e shtretërve të lumenjve Radika dhe Drini i Zi dhe përrenjve kritikë në rajonin e Dibrës, fonde për ndërtimin e një sistemi për mbledhjen, pastrimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza në fshatin Banjica në komunën e Çashkës.
Disa nga paraqitësit e amendamenteve kërkuan fonde për zbatimin e një projekti për mbledhjen, largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza në fshatrat Jabolçisht i Epërm, Jabolçisht i Doln dhe Drenovë në komunën e Çashkës, si dhe fonde për zgjidhjen e problemit me deponitë në Kratovë dhe Shtip.
Kryetarja e Komisionit, Sanja Lukarevska, shpalli pauzë deri në 15:00, pas së cilës Komisioni do të vazhdojë seancën për shqyrtimin e amendamenteve.
Debati për amendamentet mbi rishikimin e Buxhetit filloi dje pasdite kur u shqyrtuan një duzinë amendamentesh. Gjithsej 224 amendamente u paraqitën në Projektbuxhetin e Rishikuar.



