
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka theksuar se ASH ka pasur kujdes pasi numri i votave është i njohur dhe se është e pamundur të vihet deri te një president. Por ASH është kujdesur që gjithmonë që shqiptarët ta kenë një kandidat të vet pasi zënë vend të popullsisë me 35% kundrejt popullatës maqedonase me 54%, shkruan Top24
“Është mirë në listë të ketë kandidat shqiptarë, por duhet të ketë një pikë referuese se ky president shqiptarë dhe cili do qoftë kandidat tjetër në rrethin e dytë do të jetë ai që do kujdeset për atë që do jetë sfida kryesore për Maqedoninë e Veriut për vitin që vijon” tha deputetja Dauti.



