LajmeMaqedoniTopLajm

Dauti dhe Zendeli: ASH është autonome, Besa mbështet VMRO-në për zgjedhje të parakohshme

E drejtë legjitime dhe autonome është cilësdo parti të vendos si do të veproj, tha Ilire Dauti kryetare e grupit parlamentarë të Aleancës për Shqiptarët lidhur me bllokadën nga ana e VMRO-DPMNE-së, deklaratë kjo e dhënë për mediumin maqedonas “Sloboden Peçat” përcjellë Top24.

“Para tre javëve ne njoftuam dhe dorëzuam dy ligje, atë të arsimit fillore dhe të mesëm me anë të të cilit propozojmë të hiqet regullativa që të zëvendësohen mësimdhënësit që janë në grevë sidhe ligjin për lojrat e fatit, me anë të të cilit propozojmë që kazinotë të zhvendosen vetëm në Hotele me 5 yje. Prioritet u yni janë këto dy ligje për të cilat mendojmë që smund të shtyhen mëtej. Gjithsesi ne jemi këtu që të ndalojmë qeverinë të manipuloj dhe të sjellë ligje të dëmshme siç ndodhi edhe para dy diitëve që parandaluam interpretim autentik me tëcilin parashihej hapja enjë llotarie të re. Ajo më tej shton se pas 22 Qershorit do të dimë nëse do të marim datë për hapjen e bisedimeve me BE-në, nëse kjo nuk ndodh do të ndërmarim veprime tjera sepse kjo qeveri më tej nuk logjikë të veproj, tha Ilire Dauti për Slloboden Peçat, përcjellë Top24.

Nga ana tjetër deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli thekson se subjekti politik që përfaqëson ai vetë i sjellë vendimet se si do të vepron në parlament dhe jashtë tij.

” Ne jemi subjekt politik i pavarur dhe të gjitha vendimet i marim në formë autonome. Në momentin që do të vlerësojmë se interesi i votuesve tanë dhe iniciativat e partive tjera opozitare është i njejtë atëherë organet partiake nëse do të mbështesim ndonjë iniciativë. Në rastin konkret për shkak të mos realizimit të premtimeve dhe projekteve, përshkak të dështimit total mendojmë se kjo qeveri duhet të shkojë, për këtë dhe mbështesim iniciativën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli për Slloboden Peçat përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close