MaqedoniTopLajm

Danimarka lehtëson masat për shtetasit e Maqedonisë

Danimarka i lehtësoi KOVID-masat për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e fundit të autoriteteve daneze, shtetasit tanë do të mund të hyjnë në Danimarkë pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë dixhitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim (të miratuar nga EMA) / certifikatë të rikuperimit (jo më të vjetër se 12 muaj) ose test negativ PCR.

Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga vendi ynë, është e detyrueshme të paraqiten: Formular i plotësuar online për vendndodhjen (dPLF), rezultat negativ i një testi molekular ose antigjenik, përskaj së cilës vijon vetëizolim i detyrueshëm dhe mbikqyrje shëndetësore për periudhë dhjetë ditëshe. Pas dhjetë ditësh izolim, është e detyrueshme të bëhet edhe një test shtesë molekular ose antigjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close