
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi i është përgjigjur këshilltarit të qytetit të Shkupit, Muhamed Elmazi i cili sot akuzoi Arsovskën për tendecë duke parqitur ndërtim pa leje në Saraj, shkruan Top24
❌Sapo të mendosh se nuk mund të tregojnë dëshpërim më të madh për krimin në të cilin janë kapur, ata gjejnë një kampion të ri nga BDI-ja!
‼️Muhamed Elmazi ishte anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit gjatë këtij mandati dhe anëtar i shquar i BDI-së deri në shtator të vitit 2024, kur pësoi një transformim magjik dhe u bë VLEN për ta emëruar drejtor të ndërmarrjes shtetërore NOMAGAS. Shih fotot 1, 2, 3 dhe 4!
Dje kërkova në mbledhje që të flitet për ndërtimet pa leje në të gjitha 10 komunat e Shkupit, por Muhamed, iniciativën për ndërtimet pa leje në Saraj e ngritën vetë partnerët e tu të koalicionit nga VMRO dhe vetë e tërhoqën.
Duket se e ke humbur mbledhjen e djeshme të këshillit, kur kërkova të hetohen legalizimet e paligjshme të ndërtimeve pa leje në të gjitha komunat e Shkupit, përfshirë edhe Çairin dhe Sarajin. Për shkak se dëshiron të luash rolin e politikanit dhe të reduktosh KRIMIN TUAJ në baza kombëtare, lexo këtu: UNË FLAS ME FAKTE DHE PËR ÇDO GJË KAM DËSHMI.
🚨Tani, Muhamed, dua të të pyes:
-
A je ti kriminel nga BDI apo nga VLEN?
-
A e di që nga 150 ndërtimet pa leje në Çair që i kemi zbuluar dhe raportuar në 3 vitet e fundit, e dimë saktësisht në cilën prej tyre ke marrë një banesë FALAS dhe jeton aty? 🎁
-
A e di që rasti i radhës do të dërgohet në prokurorinë publike sepse perandorinë e MAFIAS URBANE TËNDE do ta shemb dhe fare nuk më intereson nga cila parti vjen!




