
Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot sapo filloi seanca e Kuvendit për zgjedhjen dhe votimin e zv.ministrave, dha pauzë përshkak se deputeti Damjan Mançevski nga LSDM dha dorëheqje nga funksioni deputet, informon Zhurnal.
Kuvendi tani duhet të presë që KSHZ të konfirmojë deputetin e ardhshëm cili duhet të zëvendësojë Mançevskin.
Pas kësaj, për rarpotin e KSHZ-së do të duhet të mbajë mbledhje Komisioni për çështje të mandateve dhe imuniteteve, që të mund të vazhdojë seanca plenare.