Në Maqedoninë e veriut me 8 maj 2024 u mbajtën zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare dalja më e lartë ka qenë në Kumanovë – njësia 3, Saraj dhe Kumanovë – njësia 2, ndërsa më e ulët në Vrapçisht. Kërçovë – njësia 6 dhe Zhelinë.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet presidenciale dalja më e lartë ka qenë në Kumanovë, Çair dhe Tetovë, ndërsa më e ulët në Vrapçisht, Zhelinë dhe Studeniçan.
Në zgjedhjet parlamentare në nivel republikan votuan gjithsej 1.006.422 qytetarë në 3,477 qendra të votimit. Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 55,44%. Fletëvotime të vlefshme ishin 978.932, ndërsa të pavlefshme 27.492. Nga paritë maqedonase fituese doli koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa nga ato shqiptare koalicioni Fronti Evropian e udhëhequr nga BDI.
Në zgjedhjet presidenciale në nivel republikan votuan gjithsej 861.165 qytetarë në 3,508 qendra të votimit. Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 47,46% %. Fletëvotime të vlefshme ishin 812.884, ndërsa të pavlefshme 48.283. Presidente u zgjodh Gordana Siljanovska Davkova e cila kishte mbi 300 mijë vota më shumë se kundër kandidati Stevo Pendarovski.