LajmeSport

Curry i dyti në NBA për nga numri i trepikëshave të realizuar

Stephen Curry është ngjitur në pozitën e dytë në renditjen e lojtarëve me më së shumti trepikësha të realizuar në histori të NBA-së.
Ylli i Golden State Warriorsit realizoi pesë treshe mbrëmë në humbjen 127:108 të skuadrës së tij nga Utah Jazz.
Ai e kaloi Reggie Millerin duke u ngjitur në pozitën e dytë për trepikësha të realizuar.

32-vjeçari ka realizuar 2562 trepikësha në karrierën e tij në NBA, dhe është vetëm prapa Ray Allenit që gjatë karrierës i realizoi 2973 treshe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close