LajmeOpinion

‘ÇUNI PREJ KURBETÇARI’ DHE RILINDËSIT TANË TË SHQUAR!

Fadil LUSHI

Ti ‘çuni ynë i dashur’ prej mërgimtari.., ti djalë ‘azgan’ me ‘fiqir prej axhamiu’, kur do të kthehesh në vendlindje.., kur do të kthehesh nga andej ku “perëndon Dielli”, nga andej ku vendlindjes nuk i thonë vendlindje, të bëj ‘rixha’, ki kujdes me fjalorin tënd, të lus mos e ofendo vatanin që të dha qumështin e Nënës.., mos i nëpërkëmb varret, zakonet dhe historinë e vendit ku ke lindur.., bëj kujdes me qëndrimin tënd përbuzës e mospërfillës kundrejt Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Tiranës, Tuzit, Preshevës..,! Të lus! Mos ua ngjit etiketën e ‘ligjit të xhunglës’, Kandaharit dhe..,!, ani se qytetet në fjalë nuk duken si metropolet e Evropës kurvë, pavarësisht se të tjerët mërgimtarë nuk mendojnë si ti! Ti ‘çuni ynë i dashur’! Mos harro, të gjithë këta njerëz mendjendritur, këta njerëz rilindës, këta figura historike që duken në këtë imazh, dikur moti shkuan në Stanboll, në Bukuresht, në Sofje dhe s’di në ç’vend tjetër ‘degdisën’, për të gjetur punë.., ata nuk ‘numëruan lekët’ e Perandorisë Otomane, Rumanisë, Bullgarisë e as Tokës së premtuar.., ata i kënduan Dashurisë për Atdhe e mallit për të, ata i kënduan bukurive të natyrës shqiptare e krenarisë kombëtare.., mos harro edhe ata ishin mërgimtarë.., njerëz me trup në Stanboll, Bukuresht, në Sofje..,!.., por me mendje e zemër në Vlorë, në Frashër, në Shkodër, në Ibriktepe, në Strugë, në Konicë.., dhe gjithandej ku NËNËS i thonë NËNË.., gjithandej në tokat e Shqipërisë!
Ti ‘çun’ prej mërgimtari, ti që e shan mëmëdhenë, ti që i bën por**ë vendlindjes me baltë e pluhur, ti që..,!, mbaj mend! Në asnjë kohë, nuk do këndosh refrenin e këngës; “Ani mora rrugën, nëno, për në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë..,!

Related Articles

Back to top button
Close
Close