
Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi i është bashkuar zërave publikë që po e mbështesin Gjestin, një ndër banorët më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Përmes një postimi emocional, Lajçi ka shprehur admirimin e tij për mënyrën se si Gjesti po e përjeton dashurinë brenda shtëpisë së famshme, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut.
“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, ka shkruar aktori i dashur për publikun shqiptar.

Ndërkohë që finalja po afrohet, mbështetja publike për Gjestin sa vjen e rritet — dhe mesazhe të tilla nga figura publike të respektuara si Lajçi mund të kenë një ndikim domethënës në ecurinë e tij në lojë. /Telegrafi/




