LajmeSport

Cucurella flet për kalimin te Real Madridi dhe dërgon një mesazh për tifozët e Barcelonës

Marc Cucurella ka reaguar për herë të parë pas transferimit të bujshëm te Real Madridi, duke bërë të ditur se një telefonatë motivuese nga Jose Mourinho ndikoi dukshëm në zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar “Los Blancos”.

Futbollisti 27-vjeçar, edhe pse me një të kaluar të lidhur ngushtë me akademinë e Barcelonës, La Masia, theksoi se nuk mund t’i thoshte jo një shansi për të luajtur te klubi më i suksesshëm i Evropës.

Mbrojtësi, i cili iu bashkua Real Madridit nga Chelsea për rreth 60 milionë euro, zbuloi se Mourinho kishte komunikuar drejtpërdrejt me të përpara se të nisnin bashkëpunimin në Madrid, duke i dhënë mbështetjen e tij.

“Po, kemi folur dhe më tha se mezi po priste të punonte me mua, se do të përshtatesha shumë mirë dhe se Real Madridi është një klub i madh”.

“Më tha vetëm që të bëja një Botëror të mirë dhe se do të shiheshim në Madrid”, deklaroi Cucurella fillimisht.

Ai shtoi se kishte pasur mundësi të tjera, por sapo mbërriti oferta nga Real Madridi, vendimi ishte i menjëhershëm.

“Ka pasur opsione të ndryshme, por kur erdhi oferta e Real Madridit, nuk u mendova dy herë. Mendoj se është një mundësi unike.”

“Në fund të fundit, të luash për Real Madridin është një nder dhe jo shumë lojtarë mund ta thonë këtë, prandaj nuk kisha asnjë dyshim”.

Duke iu përgjigjur edhe atyre tifozëve që mund ta kenë të vështirë ta pranojnë faktin që një ish-lojtar i La Masias tani mban veshur fanellën e bardhë, Cucurella u shpreh se Real Madridi është një klub që askush nuk mund ta refuzojë.

“Jeta ka faza të ndryshme. Këtë herë më është dashur të marr një vendim të rëndësishëm dhe nuk kam dyshime, mendoj se është një hap i madh për mua”.

Në fund, ai tha se që në fëmijëri kishte ëndërruar të luante për klubet më të mëdha dhe e konsideron Real Madridin një prej tyre.

“Kur je fëmijë, ëndërron të luash për klubet më të mëdha dhe Real Madridi është një prej tyre. Ata janë skuadra me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve dhe shpresoj të fitoj trofe me ta dhe të kem një periudhë të suksesshme në Madrid”, përfundoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close