LajmeSport

Cristiano Ronaldo shënon golin e 950-të në karrierë

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez shënoi një nga golat në fitoren 2:0 të Al-Nassrit ndaj Al-Hazem, në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit elitar saudit.

Goli i realizuar të shtunën ishte i 950-ti në karrierën e jashtëzakonshme të 40-vjeçarit, duke e afruar edhe më shumë me shifrën simbolike të 1000 golave. Ronaldo shënoi në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren e ekipit të tij.

Më herët, avantazhin e Al-Nassrit e kishte siguruar bashkëkombësi i tij, Joao Felix, i cili realizoi në minutën e 25-të.

Pas kësaj fitoreje, Al-Nassr kryeson tabelën me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Nga ana tjetër, Al-Hazem mbetet në pozitën e 14-të me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close