
Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, po shijojnë pushimet e tyre në njërin prej plazheve në Abu-Dhabi.
Ishte modelja Rodriguez e cila publikoi një mori fotografish në llogarinë e saj në Instagram, që tregonte pak nga pushimi i tyre në plazh.

Si duket dyshja kanë marrë disa ditë pushim, për t’u çlodhur nga aktivitetet e tyre të përditshme.
Vlen të ceket, se çifti u shpërngulën për të jetuar në Arabinë Saudite së bashku me fëmijët e tyre, pas transferimit të Ronaldos tek ekipi Al-Nassr.





