LajmeMaqedoni

Covid-19: Vdes 60 vjeçari nga Kumanova! ISHP: Nga fillimi i vitit e deri më 26 janar, 14 persona pozitiv me Covid-19

Vazhdon të rritet numri I pacientëve të sëmur me Covid 19 nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur këtë muaj numri I paciente me Covid 196 ka arritur në 14 persona ndërkaq, është shënuar edhe viktima e pare për këtë vit, ku mbrëmë ka ndëruar jetë një 60 vjeçar nga Kumanova.  

Javën e kaluar është regjistruar vdekja e një personi të infektuar me Covid-19, këtë e bëjnë  të ditur nga  Instituti Shëndetit Publik, nga ky Insitut njoftoin se personi ishte vaksinuar kundër covid-19, për here të fundit tre vite më parë.

INSITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Nga data 20 deri më 26 janar 2025 është raportuar një vdekje  lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për një pacient mbi 60 vjeç, i cili kishte sëmundje shoqëruese dhe ndërroi jetë në spital. Personi është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza vaksine – doza e fundit më shumë se tre vite më parë”.

Nga Instituti Shëndetit Publik bëjnë të ditur se është regjistruar edhe një rast i ri me Covid-19, nga ku një person nga Struga, ndërsa tre persona të shëruar u regjistruan javën e kaluar.

INSITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Nga data 20 deri më 26 janar 2025 janë testuar gjithsej 341 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me 20.5 përqind më shumë se javën e kaluar. Është regjistruar një rast i ri pozitiv, një më pak krahasuar me javën e kaluar”.

Në raportin e ISHP-së, thuhet se që nga fillimi i vitit e  deri më 26 janar, janë regjistruar gjithsej 14 persona të infektuar. Nga ku numri i të infektuarve në janar është 2.3 herë më i lartë se në dhjetor të vitit të kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close