
Me radhë të gjata dhe interes të jashtëzakonshëm, Comodita hapi dyert e dyqanit të ri në RE Mall në Tetovë.
Tetovarët shfrytëzuan ofertat e ditës së parë, me zbritje deri në 70% dhe dhurata për blerësit e parë.
Zgjerimi vjen si rezultat i kërkesës së madhe për produktet e njohura për komoditet dhe cilësi.
“Hapëm dyqanin e 26-të në Maqedoninë e Veriut, njëkohësisht pikën e tretë në qytetin e Tetovës. Është dyqani më i madh që kemi deri më tani, kërkesa e madhe dhe besimi i jashtëzakonshëm kanë qenë arsyet e përurimit”, tha Doruntina Ismajli e cila është menaxhere regjionale e brendit.
Kjo pikë e re bashkoi plot qytetarë që vecse e dijnë se sa cilësore janë këto produkte. Për ta, u siguruan edhe dhurata e zbritje të mëdha, kjo në mënyrë që të kenë mundësinë të blejnë produktet që i eksploruan me çmim edhe më të volitshëm.
“Gjithashtu sot ndahen 30 Voucher në vlerë 1000 denar, për 30 klientët e parë që realizojnë blerje deri në 3000 denarë, teksa 50 jastëk falas për 50 klientët e parë, dhe veç ofertës aktuale me -70% zbritje, ka ekstra zbritje për 10 % sot meqë është dita e hapjes”, u shpreh Ismajli.
Zingjiri më i njohur i dyqaneve në Kosovë ofron gamë të gjërë produktesh në plot 8 kategori, të tilla që çdo klient gjen zgjidhje ideale.





