
Në rajonin e Pollogut ka nisur sezoni i korrjes, por pritshmëritë e bujqve janë përmbysur plotësisht. Rritja e çmimeve të plehrave artificiale dhe shpenzimet e larta të punimit të tokës, përballë çmimit të ulët me të cilin po blihet gruri sivjet, i ka vendosur fermerët në pozitë të vështirë ekonomike. Sipas tyre, me këto kushte bujqësia po shkon drejt zeros.
“Së kemi pritë jo aq… prodhimi o pak më i dobët, po edhe çmimi është shumë… shumë i dobët, për tepër. Për bujqësi po e kam fjalën. Plehrat janë me çmime të larta shumë. E me grurin jam brenda. Për bujqësi nuk janë tu punu fare. Me të vërtetë hiç. Nën zero janë. Gruni është… çmimi klasë e parë 11 dinarë, tjetra 9 dinarë, 8 dinarë. E çfarë me bë? 1 mijë kilogram, domethënë si vjen në 150 euro, a kur 150 euro dekari na ka kushtu. Ne me ato brenda jemi me të vërtetë, edhe kashta nuk na mbet. Çfarë me bë.”
“Edhe me pasë… Çmimi 10 denarë. Një kafe, 3 kile grurë. Pa një kafe mos e ha bukën. Më poshtë s’ka ku shkon. Ato ta dinë. Subvencionet s’i japin, ato s’i japin. Edhe hala duan shohim a ka bereqet. Se si u bëjnë mbarë këto anë… Unë mbarë me këto anë. Minus krejt. 350kg dekar. Çfarë ka marrë veç grurë. Çfarë ka marrë ajo gjilëron (deklaron) është 120… E nuk vijnë në oborr, ama ne e kemi mbjellë. Çfarë kemi me bë, çfarë kanë vend, s’ka ku.”
“Sezona është që dy javë që kemi fillu. Hala s’është përfunduar , edhe nja një javë ka për me korrë. Bereqet ka shumë, ama çmimi s’na bën qejfin hiç. Me 10 denarë edhe ashtu siç e kanë lënë, s’ka llogari hiç. 20 euro kombajna, 20 euro lërimi, veç nafta, kjo, ajo s’ka. Ama tash çfarë me bë, arat duhet me i korrë. Duhet me mbjell ne te ri jemi duhet të punojmë”, tha Fitim Idrizi



