
Nën moton “Boll më” protesta në Tetovë filloi në sheshin “Iliria” për të marshuar deri te Monopoli dhe anasjelltas. Protestuesit bllokuan rrugët në të dyja drejtimet.
Organizatorët e protestave vlerësojnë se shtrenjtimi I rrymës elektrike është cështje e dakorduar dhe biznes sekret mes oligarkëve dhe shtetit.
Ata theksojnë se kanë kërkesa publike deri tek të gjitha grupet parlamentare. Njoftuan se janë takuar me ASH-në dhe me BDI-në, se LSDM-ja ka anuluar takimin me ta, pas asnjë arsye. Sic thuhet, në parim grupet parlamentare japim përkrahje, por kërkojnë kohë se si të implementohen kërkesat e iniciativës qytetare.
Protestat në Tetovë, nga 6 Gushti, zhvillohen për cdo javë. Qytetarët kërkojnë cmim më të lirë të rrymës elektrike për 46%, shfuqizimin e KRRE-së, të zvogëlohet TVSH-ja nga 18 në 5% dhe të formohet një organ I pavaur arbitrar që do ti verifikojë kualitetin e shërbimeve dhe do ti adresojë ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetikë, kanë thënë nga iniciativa qytetare “Boll Më”. /KlanMacedonia