LajmeSport

Claudio Ranieri largohet nga Roma, çfarë do të ndodhë me Gasperinin? Skenarët e mundshëm…

Me Claudio Ranierin që është shumë pranë lamtumirës nga Roma, vjen spontane pyetja; çfarë do të ndodhë me Gian Piero Gasperinin dhe Ricky Massara. E nisim nga trajneri, që erdhi në kryeqytetin italian në qershor dhe që synonte kualifikimin për në Ligën e Kampioneve pas një starti të shkëlqyer të sezonit.

Duke parë faktet, është e qartë se e fitoi ai duelin politik me Ranierin, por nuk është aspak e sigurt se ai do të vazhdojë që të qëndrojë në pankinën e Romës.

Konfirmimi përfundimtar do të mund të vijë vetëm në fund të sezonit kur Friedkin do të marrin vendimin duke parë edhe rezultatet në fushën e lojës. Për më tepër duke parë nga e kaluara dhe mënyrën e të vepruarit të amerikanëve nuk mund të përjashtohen edhe surpriza të mëdha. Por jo vetëm kaq, janë edhe kërkesat e vetë Gasperinit që do t’iu kërkojë pronarëve siguri për projektin dhe merkaton e verës, një merkato që parashikohet i komplikuar duke parë edhe kushtet e Fair Play Financiar; në qershor pa Ligën e Kampioneve, ndonjë emër i rëndësishëm është i destinuar të largohet

Por kush do ta drejtojë merkaton e verës së Romës? Nuk do të jetë Ricky Massara, Drejtori aktual Sportiv i Romës. Mund të merret e mirëqenë që edhe ai do të largohet si krahu i djathtë i Ranierit dhe për faktin se gjatë këtij sezoni është përplasur me Gasperinin disa herë për merkaton.

Për pasuesin e Massarës është një emër që iu pëlqen Friedkin-ëve, ai  i Cristiano Giuntoli. Drejtuesi i njohur është në merkato pas aventurës zhgënjyese te Juventusi. Por vëmendja duket se është edhe te Giovanni Manna, që aktualisht është në kontratë me Napolin. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close