
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit ‘’refuzuan’’ ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e familjet.
Çitaku, në një postim të drejtuar VV-së ka thënë se këta të fundit janë ‘’për gjynah’’, dhe ka shtruar pyetjen se si mundet opozita t’i bllokojë ata, kur pushteti ka 66 deputetë.
”Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore”, ka shkruar Çitaku.



