
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte përcolli punimet e kuvendit të nëndegës së Reçicës së Vogël ku kryetar i kësaj nëndege u zgjodh u zgjodh Gëzim Baftijari, i diplomuar në Administratë Publike dhe i punësuar në SHA Elektranat e RMV-së, shkruan Top24
Rexhepi thekson se “Gëzimi është një nga djemtë më të mirë që kemi, i rritur në frymën e aktivizmit dhe vlerave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Me forca të reja, me të rinj që marrin përgjegjësi dhe me energji për punë serioze, po e ndërtojmë bashkë #BDI-në e së ardhmes!”



