EkonomiLajmeMaqedoni

Cili do të jetë çmimi i blerjes? Përfundon vjelja e duhanit

Është e paqartë se sa do të ndikojë ulja e sasive të prodhuara në çmimin grumbullues nga ana e tregtarëve. Në vitin e kaluar për herë të parë duhani ka arritur çmim rekord prej gati 290 denarë për kilogram.

Pas përfundimit të vjeljes së duhanit për këtë vit, pritet të shikohen se sa të ardhura do të kenë kultivuesit. Leverdia e tyre luhatet nga viti në vit. Nga Shoqatat e prodhuesve të duhanit thonë se sivjet është zvogëluar prodhimtaria si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, shiut në kohën e mbjelljes, thatësirave para vjeljes dhe gjatë rritjes. Është e paqartë se sa do të ndikojë ulja e sasive të prodhuara në çmimin grumbullues nga ana e tregtarëve. Në vitin e kaluar për herë të parë duhani ka arritur çmim rekord prej gati 290 denarë/kg, që paraqet rritje prej plus 44 për qind në krahasim me korrjen e vitit 2021 kur çmimi ishte 200.44 denarë. Sivjet me kompanitë blerëse janë lidhur 30.621 kontrata për 26.504 ton duhan me 17.587 ekonomi bujqësore.

Lidhja e Shoqatave Bujqësore shpreson në mbështetje nga Ministria e Bujqësisë dhe një dialog konstruktiv me blerësit për çmim më të lartë të duhanit, për shkak të inflacionit, rritjes së kostove për repromaterialet dhe standardit të ulët të jetesës. Në pranverë një pjesë e përfaqësuesve të bujqve theksonte se presin rritje të çmimeve të blerjes sipas klasave për së paku 20 për qind, ose 360 denarë “Njëshi”, 300 denarë të jetë “Dyshi” dhe 240-250 denarë të jetë “Treshi”. Mirë po se fundmi si rrjedhojë e rritjes së madhe të të gjitha çmimeve presin që të korrigjohen me aneks çmimet grumbulluese dhe të arrijnë në së paku 500 deri 600 denarë për një kilogram duhan. “Në periudhën e kaluar kemi inflacion dhe kostot të rritura të prodhimtarisë me 40-50 për qind. Me fjalë tjera 350-400 denarë kemi vetëm kosto prodhimi, andaj edhe nuk ka fitim “, thotë Dime Dimitrijeski nga Rrjeti kombëtar i Bujqve.

Ekspertët e kësaj fushe thonë se janë dy probleme kryesore për rentabilitetin e prodhimit të duhanit në Maqedoni, si çmimi i blerjes, i cili duhet të pasojë kostot e shtrenjta të prodhimit së bashku me inflacionin, por edhe ndryshimi i strukturës demografike për shkak të emigrimit. Me fjalë të tjera nevojitet të paguhet mundi që të keni dikë për të prodhuar. Këto probleme mund të sjellin edhe stanjacion të prodhimit të duhanit në Maqedoni. “Prodhuesit tanë të duhanit janë më të shqetësuar nga çmimi i blerjes. E konsiderojnë të ulët, dhe me të drejtë, nëse shikohet nga pikëpamja e kostove: karburantet, plehrat artificiale janë të shtrenjta dhe puna tashmë është bërë e shtrenjtë. Sjellja e argatit është tashmë një biznes i shtrenjtë. Nga ky aspekt, do të ketë stagnim në prodhimin tonë, nëse nuk ndryshon diçka në çmimet e blerjes, andaj ato duhet të rriten, të jetë në një nivel që do të ndjekë këtë inflacion që sundon këtë periudhë”, thekson profesori universitar, Zllatko Arsov. Sipas tij, shteti jep subvencion për kilogram duhan, jep edhe masa të tjera si blerja e makinerive, por ndihma shtetërore nuk duhet të jetë vendimtare. Kompanitë blerëse duhet të rrisin çmimin. Për mendimin tim, këtu qëndron problemi. Si t’i detyroni ata të rrisin çmimet e blerjes. Nëse kemi sasi më të vogël të duhanit , ato duhet ta rrisin çmimin, por të rrisim edhe prodhimtarinë, që të bëhet fitimprurëse, konstaton Arsov.

Sivjet me kompanitë blerëse janë lidhur 30.621 kontrata për 26.504 ton duhan me 17.587 ekonomi bujqësore. Sivjet janë mbjellë 31.321 hektarë duhan të kontraktuar, mirëpo rendimenti është zvogëluar me së paku 30 deri 40 për qind që do të thotë afër 16 mijë deri 18 mijë tonë duhan. Një vit më parë, apo në vitin e prodhimit 2022, duhani është mbjellë në një sipërfaqe prej 13.237 hektarë, që paraqet një rritje të sipërfaqes me rreth 1453 ha krahasuar me vitin e prodhimit 2021. Deri më 9 janar 2023 me sasitë shtesë u grumbulluan afër 21 mijë tonë duhan.

Njëherësh në fund të muajin prill janë paguar 26 milionë euro subvencione për duhanin të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2022 për 15753 prodhues të duhanit. Shuma e subvencioneve është e shkallëzuar dhe është 80 denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe dorëzuar, 70 denarë për duhan të klasës së dytë dhe 60 denarë për duhan të klasës së tretë të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2022. Duhani është një kulturë bujqësore strategjike, pasi në sektorin e bujqësisë përbën 30 për qind të eksporteve dhe prej tij jetojnë më shumë se 20 mijë familje në Maqedoni. Grumbullimi pritet të fillojë ligjërisht më 15 nëntor dhe më së voni deri më 15 dhjetor.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close