
Maqedonia e Veriut është lider në Evropë për sa i përket konsumit të cigareve, ku gjysma e të rriturve në Maqedoni (48.4 për qind ) pinë duhan,
Shtrenjtimi i cigareve në Maqedoni nuk ka të ndalur. Pas shtrenjtimit të fundit pas 1 korrikut të kë tij viti, duhanpirësit nga viti i ri sërish do të paguajnë më shtrenjtë një pako cigare. Akciza për çdo cigare rritet çdo vit për 0.20 denarë. Në 10 vitet e fundit, një pako cigare është shtrenjtuar në mesatare për 5 denarë, për shkak të rritjes së rregullt vjetore të akcizës, taksë e vendosur nga shteti në vitin 2013 me qëllim të dekurajimit të pirjes së duhanit. Bile, në kë të periudhë apo në 10 vitet e kaluara, është dyfishuar çmimi i cigareve në mbi 100 denarë. Njëherësh, me ndryshimet e fundit ligjore, që pritet të votohen nga deputetët së shpejti, nga 1 janari 2024 deri më 1 janar 2030, shuma e akcizës për cigaret do të rritet për 0.23 denarë për copë nga 1 janari i çdo viti. Rritja nga 0.20 në 0.23 denarë është sugjeruar në fillim të vitit edhe nga Banka Botërore.
“Nga ana e akcizës tashmë kemi detyrime, por nëse i krahasojmë normat e akcizës për produktet e duhanit në rajon, ato janë ndër më të ulëtat. Nëse i shikojmë çmimet e produkteve të duhanit, ato janë ndër më të ulëtat në rajon. Është e nevojshme të mendohet në mënyrë afatgjatë, sepse duhet menduar edhe për gjendjen shëndetësore që nuk do të shkurtojë jetëgjatësinë. Ky është një lloj i të ardhurave tatimore që ne e rekomandojmë me gjithë zemër”, thonë nga Banka Botërore.
Mirëpo, cigaret nuk shtrenjtohen vetëm si rrjedhojë e akcizës, por edhe të shtrenjtimit të prodhimtarisë së saj. Në fillim të muajit mars të këtij viti, për 10 denarë u shtrenjtuan cigaret që importohen nga Serbia nën arsyetimin e kostos më të madhe të prodhimtarisë si lëndëve të para, naftës… Vitin e kaluar, gjithashtu kishte shtrenjtime cigaresh në shkurt dhe korrik për shkak të akcizës së rritur. Shtrenjtimi i radhës pason nga një janari i vitit 2023 së rish me rritjen e akcizës, që do të rrisë çmimin e një pako cigare për 2 denarë. Në Parlament tashmë kanë mbërritur ndryshimet në Ligjin për akcizat, të cilat do të miratohen me një procedurë të shkurtuar. Kështu, akciza për cigaret çdo 1 janar pritet të rritet për 0.23 denarë për copë. Ndryshimet në ligj parashikojnë edhe vendosjen e një produkti bimor për tymosje me ngrohje, pavarësisht nëse përmban nikotinë apo jo, i cili do t’i nënshtrohet akcizës, për të kufizuar rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e tij.
Në arkën e shtetit në emër të akcizës së duhanit vitin e ardhshëm pritet të arkëtohen 17 milionë euro shtesë, përderisa ekzekutivi arsyeton rritjen e akcizës me harmonizimin me legjislacionin evropian dhe destimulimin shtesë së duhanpirjes.
Analizat e Analitika, tregojnë se Maqedonia e Veriut është lider në Evropë për sa i përket konsumit të cigareve, ku gjysma e të rriturve në Maqedoni (48.4 për qind ) pinë duhan, që është shumë më e lartë se mesatarja e BE-së për përdorimin e duhanit (29 për qind ). Një qytetar i Maqedonisë pi mesatarisht 20 cigare në ditë, dhe përveç kësaj vartësie, në vend shiten cigaret me çmim ndër më të ulëtit në rajon dhe Evropë, andaj duhani është lehtësisht i aksesueshëm për të gjithë. Ndalimi i pirjes së duhanit, i çili ishte më rigoroz në fuqi nga viti 2010 deri në vitin 2018, duket se është harruar nga të gjithë. Në fillim të vitit, çmimi mesatar i një pako cigare në Maqedoninë e Veriut ishte 1.7 euro, në rajonin e Evropës Juglindore ishte rreth 2.1 euro, ndërsa niveli evropiani ishte 4.9 euro tregojnë analizat e institutit Analitika.
Nga atje shtojnë se përkundër asaj që si shtet jemi lider për prirjen e duhanit, shumë pak po bëhet për tejkalimin e problemit të duhanit, qoftë si zgjidhje ligjore, apo fushata për ndërgjegjësimin e opinionit publik. Top24



